E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarre masive ne Australi rreth 100 te zhdukur

Situata si rezultat i zjarreve masive vazhdon te jete e rende ne ishullin e Tasmanise ne Australi.

Policia vazhdon kerkimet ne shtepite e djeguar, dyqane, per te verifikuar nese 100 perosnat te cilet rezultojne te zhdukur, pasi nuk kane kontaktuar me familjet e tyre, kane humbur jeten mes flakeve. Nderkohe jane zhvilluar kerkime ne rreth 250 shtepi ne zonat me te godituara, por nuk eshte gjetur asnje viktime.
Kryeministrja australiane Xhulia Gillard vizitoi zonat e prekura nga zjarret.

“Kam ardhur ne tasmani sot per nje qellim. Dua tju them popullit te tasmanise, se kombi eshte me ta ne keto momente te veshtira. Ju jeni te shqetesuar per familjen tuaj, miqte tuaj, jane momente ankthi”-tha kryeministrja Gillard.

Zjarret masive ne Australi jane shkaktuar nga temperaturat e larta. Zjarret kane goditur tashme 5 shtete, ndersa vazhdojne kerkimet per te zhdukurit ne ishullin e tasmanise.
Situata e tanishme u kujton australianeve vitin 2009 kur “e shtuna e zeze” ne viktoria shkaktoi vdekjen e 173 njerezve dhe shkaktoi nje dem prej 4.4 miliarde dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›