Indi, nis samiti i vendeve në zhvillim

Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës Jugore, kanë hapur samitin e tyre të quajtur “Bota në Zhvillim”, i cili po mbahet në Nju Delhi.
Në axhendën e samitit është krijimi i një banke të përbashkët, gjetja e mekanizmave që bursat e pesë vendeve të afrohen dhe diskutimet për situatën në Lindjen e Mesme dhe importin e naftës nga Irani.
Ministri i tregtisë i Brazilit, Fernando Pimentel, tha javën e kaluar se të pesë vendet do ta nënshkruajnë në marrëveshje për studimin e krijimit të një banke të përbashkët zhvillimore.
Ministrat e tregtisë së Kinës dhe Indisë, blerësit më të mëdhenjë të naftës së Iranit, thanë se do t`i mbajnë lidhjet me Teheranin, pavarësisht presionit nga Uashingtoni.