Vrasja në Afganistan, Avokati: Bales ka pësuar traumë në Irak

Avokati i ushtarit amerikan, që akuzohet për vrasjen e 17 civilëve afganë, në pjesën jugore të Afganistanit, thotë se klienti i tij kishte pësuar traumë ndërsa ishte në Irak dhe se ka vuajtur nga depresioni në kohën kur kreu vrasjet.
Në komentet e tij më të reja, avokati i tij, Xhon Henri Braun, nuk ka dhënë detaje për traumën që kishte përjetuar Bales në Irak.
Avokati, gjithashtu ka hedhur poshtë raportet sipas të cilave Bales kishte pranuar vrasjet në Afganistan dhe tha se nuk ka dëshmi solide për këtë rast.
Ndërkohë ushtari Robert Bales është akuzuar për 17 vrasje me paramendim në 11 mars në provincën Kandahar.