E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni: Janë bërë ekzekutimet e para për këtë vit

Ministri i drejtësisë i Japonisë, Toshio Ogava, tha sot se është kryer ekzekutimi i tre të dënuarve me vdekje për vrasje të shumëfishta.

Raportohet se ata janë ekzekutuar me varje në burgje të ndryshme të vendit.

Ogava ka thënë se dënimi ishte mbështetur nga publiku.

Ai nuk i ka publikuar emrat e personave të ekzekutuar.

Sipas Ogavës, në Japoni janë edhe 132 persona të dënuar me vdekje.

Ekzekutimet e fundit në këtë vend ishin kryer në qershor të vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›