Indi, rituali fetar shënon 10 të vdekur e 50 të plagosur
Në Indi një ritual fetar ka përfunduar në një tragjedi ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.
Turma e njerëzve gjatë një ceremonie fetare për 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të sektit Hindu doli jashtë kontrollit. Mijëra vetë po merrnin pjesë në ceremoninë kushtuar Sri Rama Sharma, themeluesi i sektit Gayatri Parivar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Amit Chandola, deklaroi për Associated Press se personat e lënduar janë të paktën 50. Kur ritualet filluan, shumë persona vërshuan përpara për të ofruar objektet e tyre për zjarrin e shenjtë dhe turma doli nga kontrolli, ka treguar ndërkohë një dëshmitar.
Hariduar, që ndodhet 173 kilometra në veri të Nju Delhit, është një qytet-tempull prej nga ka lindur edhe dinastia Gangës, nga malet e Himalajave, dhe konsiderohet i shenjtë.
Një tragjedi e ngjashme ndodhi në një festival në shtetin jugor të Keralës, në Janar, ku humbën jetën mbi 100 personave.