Putin: Eurozona të shpëtohet nga FMN-ja
Presidenti rus, Vladimir Putin sugjeron se ekonomitë e mëdha në zhvillim duhet t`i garantojnë ndihmë Eurozonës, për të luftuar krizën e borxhit dhe sipas tij kjo duhet të bëhet përmes FMN-së.
Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë takimit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait. Gjatë këtij takimi Presidenti rus vlerësoi përpjekjet e BE-së dhe të ShBA-ve për të tejkaluar krizën.
Pjesëmarrja e BQE-së në zgjidhjen e detyrave për Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar do të ishte shumë e dobishme në situatën aktuale. Kjo lëvizje i takon organizatave të tjera dhe ne do ta ndjekim nga afër situatën, – tha presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin nuk foli për kushtet e ndihmës financiare nga vende si Kina apo Rusia, por argumentoi se duhet të reflektohet një rol më i madh i këtyre vendeve, në vendimmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.