E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, zbulohet burgu me prostituta, marijuanë e baste

Agjencia e lajmeve BBC raporton se gjatë një inspektimi surprizë në një nga burgjet në Meksikë është zbuluar prania e 19 prostitutave, 100 televizorëve plazma, dy thasë me marijuanë dhe 100 gjela, që përdoreshin për beteja mes tyre, duke nxitur bast-vënien.

Zbulimi është bërë në Akapulko, ndërsa policia po përgatitej të transferonte të burgosurit në një burg të sigurisë maksimale. Madje në disa qeli, të burgosurit jetonin me gratë e tyre. Policët gjetën edhe dy fazanë.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen të tilla zbulime në burgjet në Meksikë. Në korrik në një burg u kapën pajisje luksoze, DVD dhe qelitë ishin të pajisura me ajër të kondicionuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›