E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia bie projekti i Rames

E hene 07 Nentor 2011 1742 KONKURSI I XHAMISENje tjeter projekt i Edi Rames rrezohet nga pasardhesi i tij ne bashki Lulzim Basha. Behet fjale per ndertimin e xhamise se madhe te tiranes. Pavaresiht se rama la gati projektin e perzgjedhur nga konkursi nderkombetar per ndertimin e xhamise se re pas teatrit te Operes dhe Baletit kryetari Basha do te ndryshoje jo vetem projektin por edhe vendin ku do te ngrihet ajo. Edhe pse kete nuk e ka deklaruar publikisht kryebashkiaku Basha i pyetur nga Vizion Plus ka pranuar rishikimin e projektit me grupet e interesit. Toka e Namazgjase perballe me komunitetin mysliman dhe ne krah te parlamentit eshte siperfaqja ku do te ngrihet xhamia e re per myslimanet e tiranes. Nenkryetari i komunitetit mysliman tregon per Vizion Plus me kthimit te truallit prej 5200 metrash katror nga qeveria kane marre mbeshtetjen e kryebashkiakut per ndertimin e xhamise se madhe tek Namazgjaja. Ne qytetin e tiranes jane 7 xhami te ndertuara shume vite me pare dhe sipas klerikeve myslimane ato jane te pamjaftueshme per nevojat e besimtareve. Diten e enjte ne mbledhjen e paralajmeruar te keshillit bashkiak do te miratohet komisioni per ndertimin e xhamise i cili do te nise punen per hartimin e nje projekti te ri. Ndersa xhamia e studios daneze do te hidhet poshte bashke faturen financiare si shume projekte te rendesishme te ish kryetarit Edi Rama.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›