Kosova Blunt Shmanga luften e re boterore

Deklaraten e tij kengetari i hit-it You are beautiful e ka bere ne nje interviste per gazeten prestigjoze britanike The Indipendent.
Blunt ka treguar se kishte qene komandant i njesise se NATO-s qe duhet te merrte nen kontroll aeroportin e Prishtines ku ndodheshin njekohesisht edhe 200 trupa ruse.
Mora urdher nga gjenerali Wesley Clark qe te shkaterroja trupat ruse. Por urdherin e vura ne dyshim citon gazeta Blunt.
Sipas gazetes kengetari atehere kapiten ka kerkuar sqarime tek gjenerali britanik Mike Jackson i cili e kundershtoi urdherin e Clark.
Per fat te mire ne radio u lidh edhe gjenerali Jackson i cili tha se nuk do tu lejoje ushtareve te tij qe te fillojne luften e trete boterore dhe dha urdher qe aeroporti te rrethohej ka treguar kengetari.
Blunt shton se edhe pa kete nderhyrje kishte refuzuar ta zbatonte urdherin e gjeneralit Clark i cili me vone u shkarkua para kohe nga posti i komandantit te NATO-s ne Evrope.