Rusi, moti i ftohtë u merr jetën 215 personave

Ministria e shëndetësisë së Rusisë ka bërë të ditur se 215 persona kanë vdekur nga moti ekstremisht i ftohtë, i cili e ka përfshirë gjithë Evropën Lindore, ndërsa më shumë se 5500 persona janë dëmtuar nga temeraturat e ulëta. Mot i ftohtë paraqitet veçanërisht në rajonet Dagestan, Krasnodar dhe Vollgograd.
Temperatura më e ulët, në 24 orët e kaluara në Rusi, ishte në Sakha, në veri të Rusisë, që arriti në -52 shkallë Celsius. Ndërkohë mbrëmë në Moskë temepratura shënoi -28 shkallë Celsius.