E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, zjarri u merr jetën shtatë fëmijëve

Ministria e Emergjencës ka bërë të ditur se shtatë fëmijë kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë shtëpinë e tyre në jug të Ukrainës. Raportohet se “pesë djem dhe dy vajza të moshës 2-4 vjeç kanë vdekur nga zjarri”.
 

Zjarri u ka marrë jetën të gjithë fëmijëve, me përjashtim të vajzës më të madhe të familjes dhjetë-anëtarëshë, ndërsa babai i tyre ishte në punë.

Nëna është munduar, por ka dështuar të shpëtojë fëmijët dhe më vonë është shtruar në spital.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›