E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK:Referendumi serb pa vlerë

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado tha se referendumi që serbët planifikojnë të mbajnë në veri të Kosovës është në kundërshtim me ligjet ezkistuese dhe nuk ka asnjë pasojë ligjore.
 

Në këtë kontekst ai tha se duke qenë që është i kundërligjshëm UNMIK-u nuk do ta monitorojë këtë referendum. Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti ka thënë se Policia nuk ka ndonjë plan special për këto data, dhe se do të vazhdojë të mbajë sigurinë si zakonisht.

Referendumi ilegal mbahet nesër e pasnesër, dhe kundërshtohet edhe nga Beogradi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›