Indi, theret me thikë shtetasja amerikane
Një grua 52 vjeçare amerikane është gjetur e vdekur, pas një të çare në fytin e saj, në një zonë në veriperëndim të Indisë.
Gruaja, Cindy Iannarelli, ishte duke qëndruar në një hotel turistik të quajtur Kampi Camel Reggie's.
Policia tha se viktima në qafën e saj duket qartë që është sulmuar me armë të mprehtë.
Autoritetet policore indiane thanë se gruaja ishte duke qendruar në një vend pushim në hotel bashkë me djalin e saj. Mëngjesin e ditës së sotme u gjet djali i humbur dhe trupi i vdekur i gruas.
Policia indiane u shpreh se ata e gjetën djalin me emrin John Carlo në aeroport, dhe se ai është shprehur se gruaja ishte nëna e tij.
Në marrjen në pyetje nga policia, djali tha se ai kishte debatuar me nënën e tij, pasi donte që prindërit e tij të qendronin bashkë. Nëna e djalit, Cindy Iannarelli, ishte divorcuar nga burri i saj një vit më parë. Policia indiane ka njoftuar ambasadën amerikane dhe Ministrinë e Jashtme, në lidhje me këtë incident, për të marrë trupin e gruas dhe për të kryer ceremoninë e fundit mortore.