E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, SHBA: Publikimi i ri do të ishte më i dëmshëm

Koloneli David Lapan u shprehu shqetësimin se mos “dokumentet e tjera për të cilat Wikileaks siguron se ka në dispozicion do të përbëjnë rreziqe edhe më të mëdha se ato që janë publikuar tashmë dhe se ato mund të jenë edhe më të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Lapan shtoi se Pentagoni vazhdon të shpresojë që Wikileaks nuk do t'i publikojë këto dokumente dhe se nuk do të vërë në rrezik jetë të tjera njerëzish.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, para dy ditësh duke mos dhënë sqarime se kur, paralajmëroi se faqja e tij parashikon publikimin e rreth 15 000 dokumenteve të tjera sekrete ushtarake rreth konfliktit afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›