Kryeministrja sllovake: Ja pse nuk e ndihmojmë Greqinë
Gjatë periudhës së vështirë me reformat e gjëra në vitet 1998-2002 "nuk morëm asnjë cantimë. Ishin qytetarët tanë që u detyruan të përballonin përpjekjet e qeverisë dhe nuk ishte e lehtë. Ne e kapërcyem këtë fazë falë reformave shumë të dhimbshme dhe jopopullore. Si më kërkoni t'u shpjegoj atyre se tashmë duhet të ndihmojmë ata që nuk janë të gatshëm të bëjnë diçka për veten e tyre?", theksoi kryeministrja sllovake.
Sllovakia kishte për të paguar rreth 800 milionë euro nga 110 miliardët që Bashkimi Evropian dhe FMN-ja i premtuan Greqisë në këmbim të reformave të paprecedenta dhe shumë të kontestuara nga populli që ndërmori qeveria greke.
Por Parlamenti sllovak, me rekomandim të qeverisë refuzoi të ndihmojë greqinë. Komisioni Evropian nuk vonoi ta cilësonte si “mungesë solidariteti” refuzimin sllovak dhe të kujtonte se ky veprim nuk e vë në rrezik planin e ndihmës për shtetin Helen.