Indi, uiski në këmbim të votës
Më shumë se 690 shishe uiski të futura kontrabandë janë konfiskuar në Punjab, shteti në veriperëndim të Indisë.
Sipas mediave indiane, alkooli ishte blerë nga grupe politike për të korruptuar votuesit, kryesisht në zonën industriale në Ludhyana ku jetojnë një million punëtorë emigrantë.
Një kandidat i një partie lokale, Jagir Kaur, është nën hetim pas konfiskimit të pijeve .