E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, tërmet 6.3 ballë

Peru- Një lëkundje me magnitudë 6.3 ballë e shkallës Rihter është regjistruar rreth mesnatës (ora 6:00 e mëngjesit me orën tonë) në brigjet e Perusë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti e kishte hipoqendrën në 40 km thellësi dhe epiqendrën 15 km në jug të Ica, kryeqendër e zonës me të njëjtin emër.

Autoritetet peruane nuk kanë njofuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›