Kryeprokurori britanik, vizitë dyditore në Tiranë
Prokurori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe vjen sot për një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë kryeprokurori britanik, Keir Starmer, do të takohet me homologen e tij, Ina Rama.
Gjatë takimit pritet të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe reformën në sistemin e drejtësisë. Vizita e Starmer në Shqipëri ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy organeve të akuzës, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjithashtu, Starmer do të takohet edhe me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Berisha dhe ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi.