E Shtunë, 31 Tetor 2026

India-Pakistanit: Mos u përdorni për terrorizëm

Ekaterinburg Kryeministri indian Manmohan Singh i deklaroi sot presidentit pakistanez Asif Ali Zardari se territori i Pakistanit nuk duhet të përdoret për terrorizëm. Dy presidentët u takuan sot për herë të parë që prej sulmeve të nëntorit të kaluar në Mumbai.

"Jam i lumtur që takohem me ju, por detyra ma kërkon që t’ju them se territori i Pakistanit nuk duhet të përdoret për terrorizëm", tha Singh gjatë takimit presidentin pakistanez në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Rusi.

India i ndërpreu bisedimet me Pakistanin pas sulmeve në Mumbai, për të cilat u fajësuan militantët e grupit pakistanez 'Lashkar-e-Taiba'. Përpara takimit, Singh bëri thirrje për bashkëpunim rajonal kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë.

"Terrorizmi, ideologjitë ekstremiste dhe trafiku i drogës janë përhapur shumë në rajonin tonë. Krimet e terroristëve që ndodhin në ditët tona, kanë një natyrë ndërkombëtare", tha Singh gjatë një fjalimi që kishte përgatitur për samitin.

"Është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin gjithashtu edhe në një shkallë globale për të luftuar dhe mposhtur terrorizmin ndërkombëtar", vazhdoi ai.

India dhe Pakistani janë shtete me statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›