E Shtunë, 31 Tetor 2026

India dhe Pakistani rifillojnë dialogun

India dhe Pakistani kanë rinisur bisedimet pas ndërprerjes së tyre pas sulmi terrorist të Mumbait. Ministrat e jashtëm të të dyja vendeve janë takuar së bashku në një raund bisedimesh në New Delhi.

Nga takimi nuk pritet ndonjë zhvillim i madh, por ringjallja e dialogut vlerësohet si sukses i madh në përpjekjet për shtensionimin e marrëdhënieve të ngrira mes dy vendeve.

Ndërkohë që India do të flasë para së gjithash për kërcënimin terrorist nga Pakistani, qeveria në Islamabad ka për qëllim një agjendë më të gjerë që të ketë edhe një zgjidhje për problemin e Kashmirit.

Rifillimi i bisedimeve erdhi si pasojë e trysnisë së ushtruar nga jashtë, veçanërisht SHBA-ja, e cila është e vendosur për një stabilizim të rajonit.
Nga sulmi i ushtruar në nëntor të 2008 nga një grup terrorist i dyshuar pakistanez, vdiqën më shumë se 160 njerëz në Mumbai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›