E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janukovic zyrtarisht President i ri i Ukrainës

Viktor Janukovic, humbësi i Revolucionit të Portokalltë në Ukrainë në vitin 2004, ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të vendit gjatë një ceremonie në parlament pas zgjedhjeve në fillim të këtij muaji.

Kundërshtarja e tij në këto zgjedhje, kryeministrja Yulia Tymoshenko, ka thënë se ai ka fituar përmes mashtrimit.

Ajo nuk pranon të njohë fitoren e zotit Janukovic, megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet ishin të ndershme

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›