India përuron aeroplanmbajtësen e parë të ndërtuar vetë
NJU DELHI - India përuroi sot aeroplanmbajtësen e parë të ndërtuar vetë, me një buxhet prej pesë miliardë dollarësh, në përpjekje për të modernizuar pajisjet e saj ushtarake, një pjesë e madhe e të cilave datojnë nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aeroplanmbajtësja 40 000 tonëshe do të fillojë punën në vitin 2018 pas testeve të bëra. Kjo do të shënojë hyrjen e Indisë në klubin ekskluziv të vendeve që projektojnë dhe ndërtojnë aeroplanmbajtëse si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Rusia dhe Franca.
"Ky projekt zgjati tetë vjet në konceptim", deklaroi kryeinxhinieri i ushtrisë, A.K Saxena.
Pas një seri testimesh, aeroplanmbajtësja do të jetë e përfunduar deri në vitin 2018. India aktualisht ka një aeroplanmbajtëse, një anije britanike të viteve '60, e marrë në vitin 1987 dhe e quajtur ''INS Viraat''.
(er.nu/BalkanWeb)