Policia indiane vret dy militantë
Nju Delhi- Dy militantë janë vrarë nga policia indiane në periferi të kryeqytetit Nju Delhi, bëri të ditur sot televizioni lokal. Policia qëlloi për vdekje dy veta në Noida një qytet pak kilometra nga Nju Delhi, rreth orës 02:00 të ditës së sotme. Një stacion televiziv lokal tha se ata kishin dokumente që tregonin se mund të ishin shtetas pakistanez.
Sulmi ndodhi përpara se India të festojë nesër Ditën e Republikës, dhe kur vendi ndodhet në gatishmëri të lartë pas sulmeve në Bombei nëntorin e kaluar.
Sulmi ndodhi përpara se India të festojë nesër Ditën e Republikës, dhe kur vendi ndodhet në gatishmëri të lartë pas sulmeve në Bombei nëntorin e kaluar.