E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, 11 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Papuasie -Si pasojë e rrëzimit të një avioni në Indonezi, të paktën 11 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën bënë të ditur sot burime zyrtare. "Konfirmojmë se të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën (...)", deklaroi komandanti i bazës ajrore në Timika, Easter Haryanto.

Avioni po transportonte sekretarin e Komisionit Zgjedhor dhe kutitë e votimit të mbushura me votat e zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan më 9 prill. Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, Bashkimi Evropian e vendosi Indonezinë, në muajin korrik të vitit 2007, në listën e zezë së bashku me 51 kompani ajrore indoneziane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›