Tre në katër shtëpi në Akuila të banueshme për një muaj
Akuila -Kryeministri italian Silvio Berluskoni, duke cituar vlerësimet e mijëra ekspertëve, ka deklaruar se tre në katër shtëpi në Akuila do të jenë të banueshme për një muaj. ''Pesëdhjetë e shtatë për qind e banesave janë të banueshme dhe 19 për qind e tyre do të jenë të banueshme në varësi të disa punimeve'', deklaroi Berlusconi për shtypin italian. Numri i të pastrehëve është aktualisht 58 000, prej të cilëve 34 000 janë të strehuar aktualisht në tenda.
Kryeministri konfirmoi gjithashtu se ''asnjë taksë tjetër nuk do të jetë nevojshme për të financuar punimet për rindërtimin e banesave dhe përsëriti sërish se asnjë banor në rajonin malor të Abruzos nuk do të jetë i detyruar të kalojë dimrin nën tenda''. Silvio Berlusconi theksoi se një listë me 38 ndërtesa të shquara me karakter artistik ose fetar u është dërguar shumë vendeve që kanë ofruar ndihmë për rindërtimin e tyre.