E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, asnjë i shpëtuar nga rrëzimi i avionit

Avioni u rrëzua në det fare pranë pistës së zbritjes në qytetin e Kaimana-s, në provincën lindore të West Papua-s.

15 trupa janë nxjerrë nga deti nga forcat e kërkim shpëtimit.”Unë mund të konfirmoj se të gjithë pasagjerët e avionit kanë humbur jetën”, theksoi oficeri për Al-Xhaziran në kushtet e anonimatit.

“Avioni është ndarë në copa… Ne kemi gjetur 15 trupa deri më tani ndërsa trupat e tjerë janë brenda avionit”, shtoi oficeri./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-07 13:27
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›