E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, sulme të koordinuara godasin Kandaharin

Burime spitalore në qytet theksuan për Al-Xhaziran se të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve policë.

Persona të armatosur ishin fshehur në një qendër tregtare pesëkatëshe, dhe shkëmbyen zjarr me forcat qeveritare. “Associated Press” theksoi se lufta ishte fokusuar në pjesën e pasme të kompleksit, ku qëndron edhe kryetari i bashkisë.

“Sot kanë zënë vend 10 shpërthime në Kandahar. Ne kemi konfirmuar se gjashtë prej tyre janë kryer nga persona që kanë hedhur veten në erë”, theksoi Zalmay Ayubi.

Javën e kaluar talebanët kanë shpallur “ofensivën e pranverës”. Kështu, edhe sulmet e sotme mendohet të jenë në kuadër të kësaj ofensive./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-07 14:03
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›