Bin Laden kontrollonte aktivisht Al-Kaedën

Ndryshe nga vlerësimet se Bin Laden ka jetuar një jetë nomade, tanimë besohet se kompleksi i tij në Abbottabad ishte një komandë dhe një qendër kontrolli.
Pas vrasjes së kryeterroristit, SHBA-të kanë publikuar pesë video në të cilat Bin Laden shfaqej duke shikuar TV dhe duke dhënë fjalime.
Zyrtarët amerikanë theksojnë se ai ishte i përfshirë thellë në procesin e vendimmarrjes së Al-Kaedës.
“Ky kompleks në Abbottabad ishte një komandë aktive dhe qendër kontrolli për liderin e Al-Kaedës. Është e qartë se ai nuk ishte vetëm një mendje strategjike për grupin”, theksoi një zyrtar amerikan në kushtet e anonimatit./Start/F.P/
2011-05-08 11:25