E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Falja e detyrimeve 40 miliardë lekë

Ai sqaroi se shumat që falen janë të mëdha dhe efekti financiar i tyre është i madh, teksa shtoi se zbatimi do të nisë duke filluar nga muaji maj.

“Nga përllogaritjet tona vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja, ndërkohë që një sërë lehtësirash të reja i krijohen biznesit për të kapërcyer atë fazë jo fort të këndshme që ka aktualisht me organet fiskale dhe në këtë kuptim mendoj që përfitimi për biznesin dhe qytetarët është akoma më i madh, po të flasin në pjesën që përfiton qytetari është dhe më i madh. Ndërsa për përfitimet që do të ketë buxheti i shtetit mund të them që ne nuk kemi një përllogaritje ekzakte pasi nuk ka dhe të dhëna ekzakte”, tha ai gjatë konferencës së shtypit.

Kreu i Financave tha se me këtë ligj, qytetarët çlirohen nga detyrimet e rritura një sërë kompanish dhe një grup të madh qytetarësh, “që siç e thashë vetëm qytetarët nga shitja e pasurisë së tyre përfitojnë një ulje që është sa 1/10 e asaj që do të paguanin në momentin e shitjes. Dhe të gjithë ata që kanë një shtëpi e dinë shumë mirë se në momentin e shitjes do të paguajnë diferencën midis hipotekës që kanë sot dhe çmimit që do ta shesin nesër në treg, 10 % të diferencës së vlerës. Ne në ligj i themi që do të paguash vetëm 1 % dhe kjo është e mjaftueshme për ta legalizuar vlerën e re të kësaj pasurie”.

I pyetur nëse ligji mund të dështojë, Bode tha se ligji ofron të gjithë garancitë e nevojshme që të jetë i suksesshëm dhe qytetarët të kenë të gjitha përfitimet e tyre pa asnjë pasojë juridike të mëvonshme. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-04-22 14:50
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›