E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi moti pengon ndarjen e ndihmave

Moti i keq po pengon serish perpjekjet per te derguar ndihma tek banoret e prekur nga tsunami i se henes ne Indonezi.

Shira te dendura dhe batica te larta po pengojne varkat qe te shperndajne furnizimet ne ishujt e izoluar Mentauai dhe ne brigjet perendimore te Sumatres.

Autoritetet kane konfirmuar se mbi 400 persona kane vdekur nderkohe qe shume trupa te tjere duhet te rekuperohen nga nga zonat bregdetare.

Tsunami u shkaktua nga nje termet nenujor me nje fuqi prej 7.7 balle i shkalles Rihter.

Skuadrat e shpetimit po mendojne ti shperndajne ndihmat nga ajri por nuk ka helikoptere te mjaftueshem per te arritur ne zonat e shkaterruara.

Qeveria ka premtuar miliona dollare per te mbeshtetur perpjekjet por agjencite e ndihmave thone se personat ne ishuj kane nevoje urgjente per ushqim dhe strehim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›