E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, një ekip rus do hetojë rrëzimin e aeroplanit

Një ekip i hetuesve rusë ka mbërritur në Indonezi për të hetuar në lidhje me rrëzimin e një avioni pasagjerësh, me rreth 50 persona në bord.

Aeroplani Sukhoi Superjet 100 është rrëzuar në një mal pranë Xhakartës të mërkurën, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet të enjten. Fatkeqësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar.
 

Ambasada e Rusisë në Indonezi tha se hetuesit rusë do të punojnë me homologët indonezianë, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
 

Të premten, gjashtë helikopterë janë dërguar në vendin e ngjarjes për të transportuar trupat e viktimave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›