Indonezi, tërmet i fuqishëm 8.7 ballë, rrezik cunami
INDONEZI- Një tërmet i fuqishëm 8,7 ballë i shkallës Righter ka rënë sot rreth orës 10,38 në oqeanin Indian në bregun perëndimor të Sumatrës.
Sipas mediave botërore kjo është pak a shumë zona ku ndodhi tërmeti i fuqishëm prej 9,1 gradë i 26 dhjetorit 2004, i pasur edhe nga një cunam i fuqishëm që shkaktoi rreth 200 mijë viktima.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 33 km në thellësi përgjatë zonës ku preken pllakat takohen indo-australiane me ato aziatike. Pas goditjes së parë mësohet se ka pasur edhe të tjera lëkundje më të vogla që shkojnë deri në 6.5 gradë.
CUNAMI
Qendra e kontrollit të cunamit në Paqësor ka lëshuar një paralajmërim për cunami në të gjithë Oqeanin Indian: nga Indonesia në Afrikën e Jugut, nga India deri në brigjet perëndimore Australiane.
ALARMI
Alarmi për cunami ka prekur edhe Tajlandën. Popullata që jeton në bregdetin Andaman është këshilluar të shpërngulet në vende më të sigurta, ndërsa alarmi për një cunami deri në 6 metra është përhapur edhe në Indi dhe Sri Lanka.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Video - Indonezi, tërmet 8.9 ballë, alarm për cunam në 26 shtete, momentet e para Foto - Indonezi tërmeti, njerëz të frikësuar në rrugë