Reforma Zgjedhore, Arvizu: Disa gjëra spo ecin siç duhet
Tiranë- Reforma zgjedhore dhe mandati vakant i mbetur pas dorëheqjes së Rudina Seserit kanë qënë tematika kryesore e takimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu dhe kreut të opozitës Edi Rama ditën e sotem në selinë rozë.
Në një prononcim për mediat ambasadori, Arvizu duke folur rreth takimit të sotem deklaroi se reforma zgjedhore në disa aspekte nuk po ecen me hapat e pritur.
Folëm shumë për reformën elektorale, deri në një farë mase për reformën parlamentare. Mendoj se ka pasur një farë progresi, por disa gjëra mendoj se nuk po ecin aq shpejt sa duhet të kishin ecur deri sot- tha Arvizu.
Sa i takon mandatit të munguar të PS-së, Arvizu tha se ai duhet të zëvendesohet sipas ligjit. Folëm për mandatin e Seserit, jam i vetëdijshëm për çështjen. Duhet ti kthehemi ligjit, të lexojmë se çfarë thotë ligji. E kuptoj dëshirën e kryebashkiakut të Fushë Krujës ai është shprehur të mos japë dorëheqjen por nuk kam një ide të qartë, shpresoj që zgjidhja të jetë sipas ligjit- tha Arvizu.
Ambasadori amerikan shtoi se reformat kanë mbështetjen e SHBA- ve dhe ripërsëriti kërkesën që reforma zgjedhore të mbarojë deri në fund të Prillit.
Unë theksova se ne mbështesim plotësisht axhendën e reformave që është e rëndësishme për të vënë në veprim reformat, që të dyja procedurat parlamentare, por vecanërisht reformën zgjedhore, janë ekstremisht të rëndesishme nga pikëpamje e ShBA. Të dyja palët duhet të punojnë për këtë, por koha po ecen me shpejtësi. Fundi i prillit ishte afati i fundit që të dy palët kishin rënë dakord që të takoheshin, shpresoj që të dy palët do bëjnë gjithçka të mundur për tu takuar për këtë afat- u shrpeh më tej ambsadori amerikan.
Shkrime të tjera me interes:
- Reforma Zgjedhore, ‘Respektoni afatet kohore, shmangni vendimet e nxituara’ Tiranë- Nevojitet një respektim i afateve kohore që gjerat të...
- Reforma Zgjedhore, Komisioni: Votat, numërim elektronik Tiranë- Komisioni për Reformën Zgjedhore vendosi që votat do të numërohen...
- Reforma Zgjedhore, Ashton: Të kryhet përpara zgjedhjeve të 2013-tës Bruksel- Mbledhja e parë e Komisionit për reformën zgjedhore në...