E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate ekstreme. Deshmojne te ikurit nga Libia

Gjendja në Misurata mbetet ekstreme, tashmë dhe në dëshmitë e  banorëve të saj. 250 persona rrëfejnë për situatën në qytetin bastion të rebelëve në perëndim të vendit. Të gjithë të plagosur të evakuuar nga anija turke ‘Ankara’. Para se të mund të realizonte evakuimin e tyre anija ka pritur më kot për katër ditë në det të hapur për autorizim nga Tripoli. Më pas i është afruar bregut nën mburojën ajrore të 10 F-16 turke e dy anijeve luftarake.

“Në Misurata uji dhe energjia mungojnë prej të paktën një muaji. Nuk dimë asgjë që ndodh  jashtë qytetit. Jemi të shkëputur nga bota, pa asnjë informacion. Njerzit e Gedafit na qëllojnë nga catitë” tha Ibrahim al Alaraby, i plagosur.

Anija u ndal në Bengasi për të marrë të tjerë të plagosur e më pas lundroi drejt Izmirit në Turqi. Ndërkohë vazhdon avancimi në terrenin e luftës. Fronti më i nxehtë mbetet Brega ku rebelë e besnikë janë përleshur sërish për të marrë kontrollin e qytetit të pasur me naftë. 

Nga bunker i tij në Bab el Aziziya, Gheddafi sheh nga larg luftën e përballet me tradhëtinë e  besnikëve të tij. Pas ministrit të Jashtëm Moussa Koussa janë dhe dhjetëra renegatë të tjerë mes autoriteve  cka bën që koloneli të tentojë  ndërmjetësimin in extremis. Zv/ ministri i jashtëm al Obeidi fluturoi drejt Athinës ku u takua mekryeministrin Georges Papandreou.

“Në bazë të asaj  që na deklaroi i dërguari i Libisë  regjimi në Tripoli kërkon të gjejë një zgjidhje. Ka nevojë për një sforcim për paqe e stabilitet në  Libi” tha Ministri i Jashtëm Dimitris Droutsas.

Ndërkohë Pentagoni ka pranuar zyrtarisht të vazhdojë sulmet ajrore edhe pse tani komandën e kanë forcat e NATO e në bazë të deklaratave të  ministrit britanik të Mbrojtjes Liam Fox ideja e  armatimit të rebelëve deri më sot e hedhur poshtë nga Alenaca e Atlantikut te Veriut shumë shpejt mund të kthehet në realite.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›