E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do kandidojë për mandatin e dytë dhe të fundit prej katër vjetësh

Sipas mediave amerikane, presidenti Barak Obama pritet të dorëzojë gjatë të hënës dokumentat për kandidaturën e tij në postin e presidentit të ardhshëm pranë Komisionit Federal Zgjedhor.

Sipas tyre, Obama do të shpallë kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur në postin që mban, gjatë ditëve të ardhshme.

Veç të tjerash, në momentin e dorëzimit të dokumentacionit përkatës, është bërë e ditur se presidenti Obama do t’u drejtohet përkrahësve te tij me anë të një mesazhi, videoje ose me shkrim.

Dorëzimi i dokumenteve është i detyrueshëm para procesit të kërkesave për donacione.

Presidenti pritet të mbajë një tubim më 14 prill në Çikago për mbledhjen e fondeve për fushatën.

Tubime të tilla pritet të mbahen edhe në Nju Jork dhe Los Anxhelos gjatë javëve në vijim.

Mbledhja e fondeve është pjesë e rëndësishme e ecurisë së fushatës në Shtetet e Bashkuara.

Stafi i fushatës zgjedhore të Obamës ka thënë më parë se pret të mbledhë deri në 1 miliardë dollarë para zgjedhjeve të nëntorit 2012.

Obama do të kandidojë për mandatin e dytë dhe të fundit me kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›