Incidente me boing. Ulje te detyruar ne JFK

Çarje të vogla janë zbuluar dhe në tre avionë të tjërë të Southwest Airlines të njëjta me ato që dy ditë më parë çuan në uljen e detyruar të një avioni me rreth 118 vetë në bord, në Arizona në Shtetet e Bashkuara. Bordi Kombëtar për Sigurinë e Tranporteve deklaroi se ishte informuar mbi krisjet në avionët Boeing 737-300.
19 avionët e tjerë të kompanisë Southwest Airlines nuk paraqitën probleme e do t’i rikthehen sërish punës. Për rreth 118 personat në bord të avionit të nisuar nga Phoenix ajo e së shtunës ishte një eksperiencë e frikshme. Pas një zhurme të fortë një e çarë rreth një metër e gjysmë u hap mbi kokat e tyre.
Pas incidentit Southwest anulloi 600 fluturime per te mundësuar inspektimin e 79 avionëve të saj. Problemet e evidintuara përbëjnë një çështje të re dhe të pahasur më parë bënë të ditur autortitetet e Southwest ndërsa pritet që kontrolle te ushtrohen në 288 avionët e këtyre llojeve që operojnë në Shtetet e Bashkuara. Në fluturim në mbarë botën aktualisht janë 931 avionë të tillë.
Po sot një Boeing 757 i 'American Airlines kreu ulje të detyruar në aeroportin John F. Kennedy në New York për shkak të rënies së beftë të presionit në kabinë i nisur nga Boston drejt Saint Thomas, në Caraibe, avioni arriti të ulej me sukses në JFK. Asnjë nga pasagjerët në bord nuk u plagos ndërsa kanë filluar hetimet për të zbardur shkaqet e incidentit.
Delina Bitraku