E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezia kunder Miss World

Rreth 150 islamistë të vijës së ashpër kanë protestuar të martën në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta kundër garës për vajzën më të bukur të botës, "Miss World".
Vetëm pak ditë para hapjes se konkursit në ishullin Bali, protestuesit u kerkuan autoriteteve që te anulojnë garen duke vendosur mbishkrimet: “Miss Bota Shko në Ferr”.
“Gara do të nxisë rrezik dhe vese. Myslimanët nuk duhet kurrë ta lejojnë që kjo të ndodhë”, me këto fjalë një protestues ju ka drejtuar turmës, ndërsa kjo e fundit ju ka përgjigjur me thirrjen, “Zoti është i madh”.
"Ne bëjmë thirrje për luftë kundër Miss Botës. Ne kërkojmë nga qeveria indoneziane që të anulojë këtë ngarje”, tha Irfan Aëas, udhëheqësi i grupit radikal të Këshillit të Muxhahedinëve të Indoezisë.
Vendimi i organizatorëve që këtë vit të heqin dorë nga paraqitja e kandidateve me bikini nuk ka arritur që të qetësojë islamikët e vijës së ashpër të cilët kanë thënë se do të organizojnë demonstrata të mëdha kur të mbahet nata e ndarjes së çmimeve, më 28 shtator.
Ata në të kaluarën kanë arritur që edhe të anulojnë ngjarje të ndryshme. Vitin e kaluar, këngëtarja e muzikës Pop, Lady Gaga ka hequr dorë nga mbajtja e një koncerti pasi ky grup kërcënoi se do ta digjte vendin ku do mbahej koncerti dhe e kritikoi atë se vesh vetëm “te brendshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›