E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Rendit per 8 mujorin

Policia e Shtetit zhvilloi me dyer të mbyllura analizën 8 mujore të punës. Zyra e shtypit bëri të ditur pas takimet se kanë ndodhur në total 708 vepra penale më pak se vitin e kaluar. Të njëjtat burime u shprehën edhe për 7 vrasje më pak për këtë vit në krahasim me 82 vrasjet e nodhura të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me të njëjtën llogaritje edhe aksidentet me pasojë vdekjen janë 28, ndërkohë që nuk është bërë e ditur sa është numri në total i aksidenteve dhe ato me pasojë vdekjen për këtë vit. Njoftimi përfundon me kërkesën e drejtorit të përgjithshëm Hysni Burgaj, për shkallën më të lartë të profesionalizmit në përmbushjen e detyrës dhe ecuri disiplinore ndaj punonjësve përgjegjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›