E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Slloveni takon Riker

Ilir Meta, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetari i pritshëm i  Kuvendit të Shqipërisë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri strategjik më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në forumin e BLEDIT ne Slloveni Meta u takua me Filip Riker, zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, të cilit i shprehu mbështetjen e vendit tonë ndaj vendimeve të SHBA për Sirinë. Riker e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit. Në takim u vlerësuan si një test i kaluar me sukses zgjedhjet e 23 qershorit. Zyrtari i lartë amerikan ritheksoi mbështetjen për reformat institucionale dhe ekonomike në Shqipëri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›