E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria e automobileve ceshtje e rendesishme per votuesit ne Micigan

Industria amerikane e automjeteve po e merr veten nga renia. Kompanite Ford General Motors dhe Chrysler po njoftojne tani per fitime te medha. Gjendja e auto-industrise dhe huate qe qeveria u dha disa prej kompanive te automjeteve jane tema kryesore per votuesit ne zgjedhjet paraprake republikane te Michiganit si dhe ne ato presidenciale te nentorit.

Ne panairet e makinave ne mbare vendin tani mbizoteron tema se kompanite e Detroitit e kane marre veten duke u bere me konkurrente se kurre.

Ligjvenesi demokrat John Dingle nga Detroiti thote se nderhyrja e qeverise shpetoi shume vende pune.

Ne e ndihmuan auto-industrine gjate nje periudhe te veshtire. shte nje thesar i rendesishem kombetar dhe per ne eshte shume e rendesishme qe ta mbrojme kete industri sepse ajo krijon nje ne cdo shtate vende pune. shte nje thesar qe cdo vend do te deshironte ta kishte.

Kete do te deshironte zoti Dingle qe presidenti Obama te promovonte ne fushaten e tij per rizgjedhje.

Sepse disa kundershtare politike thoshin se Detroiti duhet te ishte lene te falimentonte.

Ish guvernatori i shtetit Masachusetts Mitt Romney dhe kandidate te tjere presidenciale republikane i kane kritikuar huate miliarda dollareshe qe qeveria i dha auto-industrise.

Romney eshte i biri i nje ish guvernatori te Michiganit dhe ekzekutiv ne auto-industri. Profesori i ekonomise ne Universitetin e Michiganit Bruce Pietrykowski thote se qendrimi i Romnit kunder ketyre huave nuk do ti sjelle atij mbeshtetje.

Njerezit do te mendojne se cfare do te kishte ndodhur po te kishte qene ai president ai nuk do te kishte mbeshtetur auto-industrine. Kjo mund ta ule mbeshtetjen per te.

Guvernatori republikan i Michiganit Rick Snyder eshte i vetedijeshem per kete.

Nuk ishte thjesht ceshtje e falimentimit te nje kompanie apo te nje tjetre por flitej per gjithe zinxhirin e furnizimit.

Disa mendojne se kjo ishte nje nderhyrje e panevojshme qeveritare dhe se ne nuk duhet ti kishim mbeshtetur kompanite por ne qendrat e populluara te Detroitit ku demokratet kane bazat e tyre ekziston mbeshtetje per politiken e ndihmes ndaj autoindustrise.

Presidenti i sindikatave te auto-industrise George McGregor e mbeshtet ndihmen dhe deshiron qe gjate fushates presidenti Obama te flase me shume per huate. 

Ai ende nuk e ka perdorur kete si platforme fushate ne shtetin e Michiganit por ne do ta perdorim pavaresisht nese ai do te flase apo jo per kete.

Mirepo ceshtja e huave per auto-industrine aktualisht po ndikon ne zgjedhjet paraprake republikane te Michiganit. Anketat tregojne se Mitt Romney eshte prapa ish senatorit Rick Santorum ne prag te zgjedhje republikane te ketij shteti qe zhvillohen me 28 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›