E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Malik: Interpoli të arrestojë Musharafin

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, ka deklaruar se qeverian në Islamabad do të kërkoj nga Interpoli arrestimin e ish presidentit të këtij vendi, Pervez Musharraf, lidhur me vrasjen e ish kryeministres, Benazir Buto.

Malik ka akzuar ish presidentin Musharaf, se nuk ka zbatuar masa adekuate të sigurisë për zonjën Buto, kur ajo ishte vrarë nga sulmi me armë dhe me bombë, më 27 dhjetor të vitit 2007, afër kryeqytetit, Islamabad.

Më tej Ministri pakistanez e ka fajësuar liderin e vrarë militant, Bejtullah Mehsud, grupin Tehrik-i-Taliban Pakistan dhe rrjetin Hakani, për planifikimin e vrasjes.

Spas tij janë 27 grupe terroriste që kanë ndihmuar realizimin e planit.

Pervez Musharaf, që e mori pushtetin me grusht-shtet në vitin 1999, prej vitit 2008, kur dha dorëheqje nga presidenca, jeton në Londër dhe Dubai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›