Francë, ish shefi i FMN-së nën arrest
Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shtraus Kan, është arrestuar sot si i dyshuar për t`u marrë në pyetje nga policia franceze lidhur me hetimet për një grup prostitucioni.
Ai është arrestuar sot në stacionin e policisë në qytetin Lil dhe mund të mbahet në polici për 48 orë.
Raporotohet se Shtraus Kani mund të jetë formalisht nën hetime për akuza se ka përfituar nga fondet e keqpërdorura të kompanive të ndryshme.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse zyrtarët francezë i kanë përdorur shpenzimet të kompanive për të financuar pritjet ku merrnin pjesë edhe prostitutat.
Deri tani, për këtë rast janë arrestuar tetë persona.
Dominik Shtraus Kan dha dorëheqjen nga posti i shefit të Fondit Monetar në maj të vitit 2011, pasi ishte akuzuar për përpjekje për dhunim të një punëtoreje në një hotel në Nju Jork.