Industria e makinave, mbyllen pikat e shitjes me pakice
Lajmet shkurajuese nga industria e makinave ne Shtetet e Bashkuara, vazhdojne. "General Motors", prodhuesi me i madh amerikan i makinave thote se, nuk do t'i riperterije marreveshjet me nendeget e saj, duke mbyllur keshtu mbi 100 pika shitjeje ne te gjithe vendin. Ky lajm vjen nje dite pasi rivali me i vogel i "GM"-it, "Krajsler", njoftoi se do te mbyllte rreth 800 pika shitjeje, muajin e ardhshem. Kjo eshte nje dite qe Stenli Balzekas nuk mendonte se do te vinte ndonjehere. Mbyllja e kompanise se tij, nje nga pikeshitjet me te vjetra te "Krajslerit" ne Cikago. "Ata nuk duan qe ne te vazhdojme te jemi pike shitjeje e "Krajslerit". E kam te veshtire te pranoj se ka ardhur koha." Lajmi erdhi permes postes ne nje leter te shkruar me gjuhe zyrtare, qe e beri vajzen e zotit Balzeka te ndihej shume e zhgenjyer. "Eshte turp t'ia dergosh kete lloj letre dikujt qe ka qene ne kete biznes per 90 vjet". Por kjo pike shitjeje eshte vetem nje nga viktimat e industrise se makinave. Te enjten, "Krajsleri" njoftoi rreth 800 prej 3 mije e 200 pikave te tij te shitjes se do te mbylleshin deri me 9 qershor. Te premten, nje mije e 100 pika shitjesh te "General Motors" moren njoftime te ngjashme. Pol Tejlor, nga Shoqata Kombetare e Shitesve te Makinave thote se mbylljet e ketyre nendegeve nuk jane te papritura. " 'Krajsleri' dhe "GM"-i kane humbur nje pjese te madhe te tregut gjate dekadave te fundit. Xhek Ficxherald eshte pronar i disa pikave te shitjes se "Krajslerit" dhe "GM"-it ne Merilend. Ai nuk ka hequr kurre nje punetor nga puna. Por kjo gje, mund te ndryshoje se shpejti. Ekspertet e industrise paralajmerojne se nuk do te jete e habitshme, nese cmimet e makinave rriten.