Industria e ndërtimit, firmat interes për punonjës të pakualifikuar
TIRANË- Firmat e industrisë së ndërtimit në vendin tonë përgjithësisht punësojnë punëtorë jo të kualifikuar, me paga minimale, duke ngushtuar mundësinë e punësimit të të rinjve të diplomuar në fushën e ndërtimit, gjykon drejtori i shkollës "Karl Gega”, Agim Jakupi.
Kjo shkollë profesionale, që përgatit teknikë dhe punëtorë të aftë në ndërtim, mobilieri, konfeksione, hidrosanitarë etj, evidenton se nxënësit po tregojnë interes për profilet që lidhen me mekanikën.
Sipas drejtorit Jakupi, shkaku kryesor i pakësimit të nxënësve në fushën e ndërtimit, edhe pse kjo industri kryeson në tregun e punës, është se firmat private punësojnë njerëz me paga minimale dhe të pashkolluar në këtë profil. Përballë këtij realiteti të rinjtë zgjedhin profile të tjera.
Shkolla "Karl Gega", e rikonstruktuar me një fond 55 milionë lekë nga buxheti i shtetit, ka një traditë të hershme (nga themelimi kanë dalë më shumë se 100 mijë specialistë) dhe është e organizuar në funksion të tregut të punës dhe një komponent themelor i kurrikulës së saj është praktika dhe bashkëpunimi i ngushtë me biznesin.
Ajo ofron arsim profesional për profilet specialist në ndërtim, topografi, termohidraulik, përpunim druri, konfeksione dhe automekanik dhe aktualisht përfitues në këtë shkollë janë 700 nxënës në sistemin me kohë të plotë dhe rreth 40 nxënës me kohë të pjesshme.
Drejtori i shkollës tha se interesi për të ndjekur këtë shkollë është në rritje, kjo edhe për shkak të përshtatjes së saj me kushtet e tregut dhe rezultateve të saj, ku 15 për qind e nxënësve të saj ndjekin shkollat e larta dhe pothuaj të gjithë të rinjtë që kanë dalë prej saj janë të punësuar ose kanë krijuar biznese familjare.
(a.k/ata/BalkanWeb)