E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oklahoma goditet përsëri nga uragani, të paktën 37 viktima

SHBA - Një uragan i fuqishëm ka kaluar nëpër shtetin amerikan qendror të Oklahomës, duke shkatërruar plotësisht dy shkolla dhe shumë shtëpi për ditën e dytë me radhë.

Autoritetet deri tani konfirmojnë për 37 viktima dhe rreth 60 persona të plagosur.

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara

Shërbimi Kombëtar i Motit ka shpallur paralajmërime për stuhi të fuqishme në pesë shtete - Oklahoma, Kansas, Missouri, Arkansas dhe Texas - dhe thotë se uragani pritet të prekë këto shtete brenda orëve të ardhshme.

Pamjet televizive treguan mbeturinat nga shtëpitë dhe bizneset duke fluturuar ndërsa uragani kaloi nëpër komunitetin Moore, në jug të qytetit Oklahoma.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›