Serbët djegin flamurin e BE-së dhe të Kosovës
SERBI - Simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd. Mediet beogradase thonë se radikalët serbë e kanë kryer këtë akt në shenjë proteste ndaj vizitës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle.
"Ne jemi këtu që të porosisim se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, pavarësisht se tani një muaj qytetarëve të Serbisë po ua pastroni trurin”, ka thënë zëvendëskryetari i SRS, Nemanja Sarovic, transmeton Indeksonline.
Ai më tej ka theksuar se edhe sikur Serbia të pranojë formalisht pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndryshonte qëndrimin e “armiqve të Serbisë” –Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së.
(a.k/BalkanWeb)