E Diel, 1 Nëntor 2026

Industria, prodhimet shqiptare po e rritin kushtueshmerine Eglantina Nasi

Te nxjerresh minerale nga nentoka shqiptare apo t'i perpunosh ato, sikunder edhe te fabrikosh materiale te ndryshme, duket se eshte nje aktivitet ekonomik qe kete vit kushton me shume se nje vit me pare. Nje dukuri e tille bie ne sy ne raportin me te fundit te Institutit te Statistikave per Indeksin e Cmimeve te Prodhimit. Ai tregon se gjate tre muajve te pare te ketij viti, eshte vene re ne teresi nje rritje e ketij treguesi, me nivelin prej 1.7%, kundrejt tremujorit te katert te vitit te kaluar. Kryesisht, ajo qe ka shenuar me shume rritje mesohet se eshte "industria nxjerrese" me nengrupet e saj, cka tregon se ne praktike, nxjerrja e naftes, e produkteve energjetike apo gazit dhe metaleve ne teresi, e ka rritur kushtueshmerine e saj. Konkretisht, ky tregues i rendesishem i ekonomise shqiptare, ka shenuar nje rritje te cmimit te prodhimeve te saj ne nivelin prej 1.7%, ndersa edhe me e larte, 2.7% ka qene rritja e cmimeve te prodhimeve energjetike te siguruara prej kesaj industrie. Kjo do te thote, se keto prodhime ne fakt, kane pasur nje cmim me te larte edhe per eksport. Konkretisht, tabelat statistikore te INSTAT-it, tregojne se ne teresi, prodhimet "Made in Albania" te industrise sone nxjerrese, jane shitur me shtrenjte ne tregjet e huaja, gjate tre muajve te pare te ketij viti, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Saktesisht, ato kane shenuar nje rritje te cmimeve te shitjes se tyre per eksport, ne nivelin prej 1.4% (gati e njejte kjo, me ate te rritjes se cmimeve te prodhimit). Gje e cila, sipas eksperteve te INSTAT-it, nuk eshte reflektuar aspak me nje ulje te sasise se tyre te eksportuar ne kete periudhe. Ne fakt, trendi i eksporteve te kesaj kategorie, ka vijuar i njejte, pra me rritje, edhe per tre muajt e pare te ketij viti. "Ne mars 2012, u eksportuan ne total 16.722 milione leke mallra, me rritje 10.2%, ne krahasim me muajin shkurt 2012", - citon ne nje raport, Instituti i Statistikave, lidhur me kete dukuri. Italia, ka qene serish vendi i pare ne liste per destinacionet e eksporteve shqiptare gjate kesaj periudhe, duke kryesuar konkretisht per prodhimet "Made in Albania" ne fushen e tekstileve dhe kepuceve, pjese kjo e industrise se perpunimit fason, ne vendin tone.

ACIT: 80% e eksporteve, tekstile, minerale, metalet baze dhe cimento

Pjesen me te madhe te eksporteve shqiptare "Made in Albania" e zene prodhime te tilla industriale si tekstile, minerale, metale baze dhe cimento. Behet fjale per nje sasi prej 80% te totalit te tyre, shifer kjo qe konfirmohet nga Qendra Shqiptare per Konkurrueshmerine dhe Tregtine Nderkombetare (ACIT). "Ne vitin 2011, totali i mallrave te eksportuara arriti 197.46 miliarde leke, por nga struktura e eksporteve ka kufizim dhe rezulton qe vetem kater grupe mallrash: tekstile, kepuce, minerale e metale, te cilat zune me se 80% te eksporteve", - pohon ACIT, ne nje studim te fundit.

AIDA: Ne rritje interesi per investime te huaja ne Shqiperi

Po shfaqet gjithmone e ne rritje, interesi i sipermarresve te huaj per te investuar kapitalin e tyre ne Shqiperi. Nje fakt te tille e ka deklaruar vete drejtoresha e Agjencise se te Zhvillimit te Investimeve, Eneida Guria, gjate nje prononcimi te saj per mediat. "Kemi nje rritje te investimeve te Europes Perendimore, sic eshte Austria apo vendeve te tjera. Perseri kemi interes te vazhdueshem dhe ne rritje te investitoreve italiane", - ka pohuar ajo. Duke shtuar se eshte edhe kriza financiare greke, e cila po shton interesin e sipermarresve te ketij vendi, per t'i drejtuar kapitalet e tyre drejt vendit tone. Nderkaq, sipas Gurias, shifra me e larte e investimeve te huaja direkte, ndersa ne vitin 2011, eshte shenuar nje renie e tyre. Me tej, duke cituar fushat ku investitoret e huaj kane treguar me shume interes, shefja e AIDA-s, tha se ato jane kryesisht energjia, perpunimi i mbetjeve dhe infrastruktura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›