E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP nis ndertimin ne fund te 2014-s, e mbaron ne 2018-n Eglantina Nasi

Ndertimi i gazsjellesit "Trans-Adriatik" (TAP) do te filloje ne fund te vitit 2014 ose ne fillim te vitit 2015, dhe do te perfundoje brenda dates 1 tetor 2018. Keto jane afatet konkrete qe ka dhene lidhur me krijimin e infrastruktures se ketij projekti gjigant gazsjellesi, drejtori Menaxhues i tij, Kjetil Tungland. Gjate nje konference te posacme per gazin, zhvilluar se fundmi ne Baku, ai beri me dije se ky projekt, i cili parashikon transportin e gazit nga fusha Shah Deniz 2 e Azerbajxhanit, duke pershkuar edhe territorin shqiptar, i ka ne fakt datat e ndertimit te tij, te lidhura direkt me fillimin e eksportit te gazit azer, aktivitet ky ne fakt i parashikuar per fundin e vitit 2017. "Ne planifikojme per ta perfunduar ndertimin e TAP-it maksimumi deri ne daten 1 tetor 2018. Dhe transporti i gazit, do te nise ne kete vit, ne qofte se vellimet e para ne kuader te ketij projekti, jane prodhuar ne vitin 2017", - ka sqaruar ai lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar me tej, se kapaciteti i ketij gazsjellesi, do te rritet nga 10 ne 20 bilione metra kub gaz ne vit, per shkak te ndertimit te stacioneve te kompresionit te gazit (GCS) ne Greqi dhe ne Shqiperi. "Ne mund ta dyfishojme kapacitetin e transportit te gazit, me faza, duke shtuar dy stacione kompresoresh me shume", - tha me tej ai. Duke garantuar para eksperteve nderkombetare te tubacioneve te gazit, se projekti TAP, do te vihet ne zbatim ne perputhje me standardet me te larta te transparences, per t'i dhene ne kete menyre Europes nje siguri energjetike. Sa me shume kalojne javet dhe muajt, aq me shume ekspertet po binden se "TAP" mbetet projekti i korridorit jugor te gazit, me i pershtatshmi per te transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut ne Europen Perendimore. Nje shprese ne rritje kjo, edhe nga interesimi qe kompania e njohur nderkombetare e naftes, "British Petroleum", ka shfaqur se fundmi, per te blere nje shume te konsiderueshme aksionesh te tij. Ne fakt, britaniket jane duke e studiuar kete mundesi edhe per projektin tjeter rival te "TAP"-it, "Nabucco", por mesa duket shanset e ketij te fundit jane me te pakta. Nga ana e saj, Shqiperia paraqitet e interesuar per depertimin ne territorin e saj te gazsjellesit "Trans-Adriatik", pasi ai do te sherbeje edhe si nje fillese serioze per projektin e madh te gazifikimit te vendit. Fakt ky qe eshte pohuar edhe nga vete kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha, i cili e ka konsideruar me mjaft perfitim kete projekt te madh per transportimin e naftes nga Kaspiku drejt Europes, duke perfshire brenda tij Shqiperine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›