E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër protesta, “pesë minuta para dymbëdhjetëve”

Duke u bazuar në gjendjen aktuale dhe shqetësimet e grumbulluara lidhur me të drejtat që u takojnë punëtorisë kosovare, Këshilli Organizativ i Protestës që përfaqëson 14 federatat sindikale të BSPK-ës, fton punëtorët, punëtorët e mbetur papunë, studentët, shoqëria civile dhe pensionistët, që nesër në ora 11 e 55 minuta, të marrin pjesë në protestën e përgjithshme, e cila do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë, me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›