E Diel, 1 Nëntor 2026

Industrialistët-qeverisë: Hiq TVSH-në, për makineritë

“Nëse një dukuri e tillë mjaft shqetësuese vazhdon, jo vetëm kemi vërtetim të krizës së tashme, por çka është më e rënda krijon kushtet për uljen e efektivitetit dhe të konkurrencës së industrive vendore, që do të thotë, se ekonomia shqiptare do të përfshihet në një krizë afatgjatë me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në një deklaratë nga ky institucion.  

Konfindustria, i ka kërkuar Qeverisë shqiptare dhe gjithë vendimarrjes politike të vendit, që sa më shpejt të marri vendim për: a- të hequr plotësisht ose b- të shtyj për një afat të pakten 3 vjeçar pagesën e TVSH-së për zërin "makineri dhe pajisje", si një nga masat e domosdoshme dhe të mundshme për të rritur efektivitetin e ekonomisë shqiptare në afatgjatë.

“Bazuar në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë vihet re, se janë të shumta rastet sidomos në kohët e fundit kur si rrjedhim i rënies së ndjeshme të nivelit të shitjeve së prodhimeve të tyre dhe uljes të kreditimit bankar, kur industritë shqiptare janë të detyruara të shtyjnë në kohë programet e investimeve të reja ose kanë vështirëi të dukshme financiare në pagesat e TVSH-së për "makineri dhe pajisje" të importuara më parë dhe që zënë vlera të mëdha financiare për aktivitetin e biznesit”, vijon deklarata nga Konfindustria.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›